Allegri: Më mirë një Juve e shëmtuar dhe fituese, se sa humbëse

Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim mbrëmjen e djeshme ndaj Villarealit. Trajneri i Juventusit, Allegri u ndal përpara mikrofonave të Mediaset pas ndeshjes për të komentuar mbi takimin.

“Gabimi në golin e pësuar ishte vendimtar, e lamë Parejon në mes të zonës vetëm. Villareal gjithmonë kërkonte të luante midis hapësirave. Te goli ishim gjashtë kundër një dhe mbetëm të shtangur. Për pjesën tjetër patëm një ndeshje të mirë dhe patëm disa raste.

Tani është bërë si finale, nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores në ndeshjen e dytë. Vlahovic zhvilloi një ndeshje të mirë dhe nuk ishte e lehtë. Si ai dhe Morata bënë mirë kundër një ekipi teknik dhe ekspert. Shpresoja të fitonim 3-0, por duhet të qetësohemi dhe të ecim hap pas hapi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kërkonim gjerësi dhe kjo ndeshje duhej të luhej në këtë mënyrë. E kishim lojën në dorë, por kur bëjmë një lojë të bukur, atëherë jemi më pak të këqij në fushë. Më mirë të kesh një Juve të shëmtuar dhe fitues sesa të bukur dhe humbës”, deklaroi Allegri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?