Allegri: Më pëlqen loja sulmuese, por nuk mbrohet me 6-7 futbollistë

Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp ka lënë të nënkuptohet që në duelin e radhës ndaj Fiorentinës mund të zbresin në fushë pjesa më e madhe e lojtarëve që luajtën ndaj Zenit. Strategu italian nënvizoi faktin se i pëlqen loja sulmuese me shumë futbollistë, por ka një kusht.

“Do të mbështetem te ata lojtarë që luajtën ndaj Zenit, me një ose dy ndryshime. Mua më pëlqen shumë që të luajë me shumë futbollistë sulmues, por duhet të bëjnë edhe fazën mbrojtëse. Nuk mund të mbrohet në futboll me 6-7 futbollistë. Duhet ti bësh të dyja fazat për të marrë rezultate të rëndësishme.

Pothuajse të gjithë janë në dispozicion, përveç Kean dhe De Sciglio. Fiorentina ka tre pikë më shumë se në, luan mirë dhe ka lojtarë teknikë. Ata kanë një trajner të mirë, që ka arritur rezultate edhe vitin e kaluar me Spezian. Gjithashtu po bën mirë edhe tani”.

Këto ditë të kaluara bashkë janë ato që na kanë munguar që nga vera kur kemi nisur grumbullimin. Ne po punojmë bashkë, po bisedojmë. Këto janë momentet që ne na kanë munguar këtë verë, le të themi se kjo ishte diçka e dobishme. Tani, megjithatë, është e rëndësishme ta mbyllim me rezultat pozitiv sidën para pushimit të kombëtareve, përndryshe këto ditë nuk kanë ndihmuar fare”, deklaroi Allegri.

SHKARKO APP