Allegri nuk e bën dramë: Luajtëm mirë në pjesën e parë, por kemi limite!

Juventus pësoi një humbje të rëndë 4-0 në transfertën ndaj Chelsea-t. Trajneri Massimiliano Allegri pas ndeshjes nuk e ka bërë dramë disfatën, por theksoi se skuadra e tij për momentin ka limite.

“Mendoj se pjesa e parë ishte e mirë. Pas pushimit ata vazhduan të bëjnë presing, ndërsa ne ishim shumë të dobët në golin e dytë dhe të tretë që pësuam. Lejuam shumë goditje këndi, ku ata janë shumë të fortë fizikisht. Është zhgënjyese të pësosh katër gola, por objektivi u arrit dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së shtunës në kampionat kundër Atalantës.

Kishte momente kur ne e dorëzonim topin shumë lehtë, duke u përpjekur të bënim pasime vertikale shumë shpejt, në vend që ta mbanim topin. E bëjmë shpesh këtë gabim dhe duhet të punojmë për ta rregulluar. Diçka të tillë nuk mund ta bësh kundër kampionëve të Europës. Skuadra nuk ishte aspak keq në pjesën e parë. Pas golit të dytë dhe të tretë e humbëm besimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen e parë ne ishim të përqendruar në mbrojtje gjatë 90 minutave, kurse këtu vetëm në 45 minuta. Gjithsesi jemi kualifikuar dhe tani të fokusohemi te ndeshja e radhës. Sot i urova djemtë për kualifikimin. Kemi limite si skuadër dhe nuk mund ta mohojmë diçka të tillë. Do punojmë që të përmirësohemi”, deklaroi Allegri.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?