Allegri pas fitores ndaj Liverpoolit: Mbrohemi shumë mirë, Leao ka shumë kualitet!
Trajneri Massimiliano Allegri është shfaqur i kënaqur pas fitores 4-2 ndaj Liverpool-it në miqësoren e zhvilluar në Hong Kong, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit të tij dhe progresin gjatë fazës përgatitore.
“Ndihem shumë i lumtur me qëndrimin proaktiv të lojtarëve – po punojnë në mënyrë të shkëlqyer gjatë kësaj faze përgatitore,” tha tekniku toskan. “Është rritur ndjeshëm niveli i rezistencës së ekipit në momente kur nuk kemi topin. Kjo bën që skuadra të mbrohet shumë mirë.”
Në fokus të deklaratës së tij ishte edhe Rafael Leao, i cili shkëlqeu në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, duke realizuar një gol, një asist dhe disa lëvizje spektakolare.
“Rafa u paraqit shumë mirë si sulmues i parë. E konsideroj një lojtar të rëndësishëm me cilësi të jashtëzakonshme. Po tregon pjekuri dhe mendoj se është në një moshë ku mund të bëjë një sezon në nivel shumë të lartë,” u shpreh Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

