Allegri refuzon skuadrën e njohur angleze, po pret ofertën nga Reali
Max Allegri do të kthehet në stol në verë, pas dy sezonesh pushim, që nga shkarkimi nga Juventus dy vite më parë. Italiani është përfolur vazhdimisht për stolin e Real Madrid, me të cilin thuhet se ka marrëveshje.
Por në adresë të italianit ka edhe ofertë të tjera dhe një prej tyre mësohet të ketë mbërritur gjatë ditëve të fundit. Tottenham krëkon prej javësh një zëvendësues për Mourinhon, por duket se ende nuk ka goditur në shenjë sepse as me Allegrin nuk kanë dalë mirë.
AS raporton se ish-tekniku i Juventusit e ka refuzuar klubin londinez. Ai është i përqendruar në mundësinë për të drejtuar Real Madridin dhe po vazhdon i qetë të ndjekë situatën te Los Blancos.