Allegri: Sassuolo e karikuar për hakmarrje, do ketë ndryshime në formacion

Juventusi do të sfidojë nesër në mbrëmje Sassuolon me objektivin për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri Massimiliano Allegri ka folur në prag të kësaj ndeshjeve për formacionin dhe emra të veçantë të skuadrës së tij, si dhe për objektivat e Juventusit deri në fund të kampionatit.

“Sulmi me Morata, Dybala, Vlahovic? Njëri prej tyre mund të pushojë. Më duhet të vlerësoj gjendjen e Vlahovic. Kaio Jorge mund të jetë titullar, por duhet të kemi parasysh që ndeshja mund të shkojë edhe në shtesa e penallti.

Sassuolo është një ekip që luan mirë teknikisht. Ata u mundën 4-0 në ndeshjen e fundit në kampionat dhe do të jetë të karikuar për hakmarrje. Ne kemi nevojë për një paraqitje serioze, që do të na ndihmonte të përgatitemi për ndeshjen kundër Atalantës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni? I kemi të gjithë në dispozicion, veç Chiellinit dhe Bernardeschit të dënuar. Gjithashtu edhe Moise Kean është i pezulluar. Nëse do të luajnë nga fillimi Perin dhe Bonucci. Kupa e Italisë është një nga objektivat tona. Nuk kam vendosur ende për formacionin, por ndeshja më e rëndësishme është e radhës për ne. Kështu që do të luajmë me formacionin më të mirë të mundshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Objektivi ynë është të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në Champions League dhe të mbyllin në katër më të mirat në Serie A. Atalanta është rivali ynë direkt, kurse Milani, Napoli e Interi janë shumë larg. Duhet të punojmë fort, të fitojmë një ndeshje dhe të fokusohemi në duelet e tjera më pas”, deklaroi Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?