Allegri: Synimi jonë është rikthimi në Champions, por nuk vëmë limite

Massimiliano Allegri është rikthyer në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes hapëse të Serie A mes Milanit dhe Cremoneses. Trajneri kuqezi, që kthehet në stol pas një viti pushim, pranoi se ndeshja e parë “është gjithmonë e vështirë”, duke kërkuar përqendrim maksimal.

Allegri u shpreh i kënaqur me grupin: “Ekipi po bëhet skuadër. Duhet ekuilibër dhe bashkim, vetëm kështu mund të arrijmë rikthimin në Champions”.

Për merkaton, tekniku theksoi punën e mirë të klubit dhe për afrimet e reja tha: “Kanë ardhur lojtarë të rinj dhe cilësorë. Boniface? Do të flasim kur të bëhet zyrtar”. Për Luka Modric, Allegri tha: “Një kampion i madh, i përulur, në formë të mirë fizike. Do ta menaxhojmë me kujdes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket rivalëve për titull, Allegri përmendi Interin, Juventusin, Romën, Fiorentinën dhe Lazion, duke shtuar: “Edhe ne jemi aty, por duhet të punojmë shumë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Rafa Leaon, lajmet janë pozitive: “Është mirë, shpresoj ta kemi gati për ndeshjen me Lecce”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?