Allegri: Të jemi më të saktë para portës, nuk mund të shpërdorojmë kaq shumë
Juventusi pas humbjes ndaj Interit kërkon që të blindojë vendin në Champions League. Trajneri Allegri ka kërkuar që lojtarët e tij të jenë më të saktë para portës në duelin e radhës ndaj Cagliarit, pasi shpërdoruan shumë ndaj zikaltërve.
“Na mungojnë gola dhe sot ky fakt bën diferencën me skuadrat që qëndrojnë para nesh në renditje. Duhet të jemi më të saktë para portës, nuk mund të bëjmë më shaka. Në Cagliari do të jetë e vështirë, por kemi nevojë për tre pikët, sepse objektivi ynë është që të luajmë në Champions sezonin e ardhshëm.
Të luash në Cagliari është gjithmonë e vështirë. Ata kanë një skuadër fizike dhe vijnë pas një humbje të thellë të pësuar në Udine. Për ne vlejnë vetëm tre pikët. Roma është 5 pikë larg por mungojnë edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Nuk duhet të humbasim objektivin tonë, që theksoj është një vend mes 4 skuadrave të para.
Skuadra është stërvitur dhe është mirë, janë kushtet për të bërë një ndeshje të mirë. Për fat të keq këtë vit na kanë munguar rezultatet në tre ndeshjet më të mira që kemi luajtur, kundër Atalantës, Villarealit dhe Interit, ku nuk kemi arritur të finalizojmë. Për këtë duhet të punojmë. Mund të ndodh në një rast, por kur ndodh 2-3 herë atëherë nuk është më rastësi.
Nëse do të mundnim Interin mund të kishim një shpresë të vogël për titullin, sigurisht duke fituar të gjitha ndeshjes. Tani duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Jemi në vend të 4-t dhe meritojmë të jemi të 4-it. Kishim një mundësi përballë Interit, por nuk e shfrytëzuam”, ka thënë Allegri.
.
KOHA JONË SONDAZH

