Allegri: Të luajmë si provincial ndaj Venezias dhe të marrim fitoren!
Massimiliano Allegri i druhet transfertës së radhës në kampionat ndaj Venezias. Edhe pse është një skuadër e ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit italian, strategu i Juventusit kërkon impenjim maksimal dhe që të jenë sa më cinik në finalizimin e rasteve.
“Ndeshja kundër Venezias do të jetë shumë e komplikuar, sepse ata në shtëpi shënojnë shumë dhe vetëm kundër Interit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Është një skuadër që luan mirë dhe kërkon që të reagojë pas humbjes me Veronën. Pastaj kundër Juventusit nuk mungon asnjëherë motivimi.
De Sciglio është mirë, ndërsa McKennie s’është akoma gati. Arthur erdhi me vonesë në stërvitje dhe nuk do të grumbullohet. Mungon edhe Ramsey. Dybala është stërvitur me skuadrën dhe do të jetë në dispozicion.
Stadiumi i Venezias? Fusha është e vogël, mbërrin me traget, është një udhëtim i çuditshëm. Duhet të luash si provincial sepse përndryshe rrezikon të përfundosh keq. Duket si një stadium ku gjithçka nuk ka hapësira, topi është gjithmonë në lojë dhe i shpejtë. Venezia luan mirë dhe e përgëzoj Zanettin për punën që ka bërë”, deklaroi Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

