Allegri te Real Madrid? Ja si përgjigjet strategu në prag të derbit ndaj Interit
Në konferencën për shtyp para derbit ndaj Inter-Milan, trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri, u pyet për zërat që e lidhin me një largim të mundshëm te Real Madrid. Megjithatë, ai ka dhënë një përgjigje të qartë, duke theksuar angazhimin e tij ndaj klubit ku drejton skuadrën aktualisht.
“Jam i lidhur me Milanin deri në vitin 2027. E ardhmja ime është nesër. Jam shumë i lumtur këtu dhe po punojmë për të ardhmen e klubit,” tha Allegri. Ai shtoi se që nga fillimi i sezonit, në korrik, ekipi ka nisur një udhëtim të ri dhe fokusi mbetet te objektivat aktualë.
Trajneri italian nënvizoi se, pavarësisht sukseseve të mundshme, klubi dhe stafi duhet të qëndrojnë të përqendruar në momentin e tanishëm: “Derisa të arrijmë qëllimet tona, duhet të jemi të përqendruar në të tashmen. Nuk kemi arritur asgjë ende,” theksoi Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

