Allegri: Vlahovic si Haaland dhe Mbappe, Zakaria është inteligjent

Në prag të sfidës kundër Hellas Verona, trajneri i Juventusit, Max Allegri dha konferencën e tij për shtyp. Ai u ndal kryesisht tek afrimet e reja të merkatos, Vlahovic dhe Zakaria, duke konfirmuar se mund ta nisin ndeshjen si titullar.

“Klubi ka bërë një punë të mirë në merkato dhe janë afruar dy lojtarë të rëndësishëm. Vlahovic ka bërë shumë gola dhe ka karakteristika që nuk i kemi pasur në ekip dhe që ishin të nevojshme. Bashkë me Haaland dhe Mbappe, janë ndër sulmuesit më të mirë në botë. Zakaria është një lojtar inteligjent. Jemi kuptuar menjëherë dhe do të shohim nesër nnëse do të luajë.

Të tre sulmuesit mund të luajnë bashkë, por duhet edhe të vrapojnë shumë. Të kesh shumë cilësi përpara është avantazh, por nuk duhet të humben ekuilibrat e ekipit. Rreziku më i madh në sfidën e nesërme është se do të luajmë kundër një skuadre që është duke bërë një punë të shkëlqyer. Në katër ndeshjet e fundit Juventusi nuk e ka mundur kurrë Veronën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ardhjen e Vllahovic, përgjegjësitë shpërndahen në mënyrë të drejtë. Nuk janë të gjitha mbi supet e Vllahovicit, absolutisht jo. Është 22 vjeç, ka shënuar shumë gola për Fiorentinën, dëshiron të bëjë mirë te Juventusi. Por përgjegjësitë i takojnë të gjithëve. Me qetësi, me ekuilibër, duhet të përmirësojmë përqindjen në fazën e realizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Titulli? Inzaghi e thotë atë gjë me të drejtë, por vështirë se do të hyjmë në garën për titull. Të kapim Interin është jashtë mundësive tona. Për ekipet e tjera nuk e di”, deklaroi Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?