Allegri zbulon një pjesë të formacionit ndaj Sassuolos: Na duhet fitorja!

Pas barazimit ndaj Interit, Juventus do të presë në shtëpi Sassuolon me objektivin e vetëm për të fituar dhe rikuperuar pikë në klasifikim. Trajneri Allegri këtë herë ka qenë disi më i hapur duke treguar dhe një pjesë të formacionit.

“Ka ndeshje që duhen luajtur si ajo ndaj Interit dhe nga ato që dhen fituar si ajo ndaj Sassuolos, në të kundërt pika në Milano nuk do të kishte sens. Dybala, Chiesa, perin dhe De Ligt do të luajnë.

Kemi rikuperuar Rabiot, por nuk do të jenë Kean dhe Bernardeschi. Sassuolo luan futboll të pastër, kanë lojtarë me tektnikë të mirë. Dionisi ka demonstruar se është një trajner i zoti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Locatelli dhe Arthur? Kanë karakteristika të ngjashme, por mund të luajnë së bashku. Arthur mund të luajë edhe disi në të djathtë, siç bënte dhe te Barcelona. Për mesfushën do të vendos vetëm nesër në mëngjes. Morata, Chiesa dhe Dybala? Mund të luajnë të gjithë së bashku, mundet gjithçka”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?