Allyson Felix, rekordmenia e atletikës që sfidoi “Nike”, që i reduktoi sponsorizimet kur ajo mbeti shtatzënë

Kur Allyson Felix, një atlete e njohur olimpike, zbuloi se ishte shtatzënë, sponsori i saj kryesor, Nike, reagoi me një qëndrim të papritur dhe të pasjellshëm. Ata e informuan se, për shkak të situatës, do të zvogëlonin marrëveshjen e saj të miratimit deri në 70% dhe i dhanë këshillën që ‘të dinte vendin e saj dhe thjesht të vraponte’. Ky trajtim e çoi Felix në një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e saj, por ajo nuk e pranoi ofertën dhe e vendosi të lërë Nike për të ndjekur një rrugë më të pavarur. Ajo vendosi të krijojë linjën e saj të këpucëve të vrapimit, të quajtur Saysh One, një markë që do të përfaqësonte jo vetëm pasionin e saj për atletikën, por edhe një angazhim për të ofruar mundësi më të mira dhe mbështetje për atletet, veçanërisht ato nënat.

Pavarësisht sfidave të mëdha që e shoqëruan këtë periudhë, duke përfshirë lindjen e vajzës së saj me një prerje cezariane urgjente, shtatë muaj pas shtatzënisë, dhe kalimin e më shumë se një muaji në Njësinë e Kujdesit Intensiv për Foshnjat (NICU), Felix bëri një rikthim të jashtëzakonshëm. Ajo u kualifikua për Olimpiadën e saj të pestë dhe arriti një moment kulmor në karrierën e saj. Me këpucët e saj të markës Saysh One, ajo vazhdoi të thyejë barriera dhe të fitojë medalje, duke ia kaluar Carl Lewis-it për medaljet më të shumta të arritura nga një atlet amerikan në histori. Me 11 medalje olimpike, Felix theu rekorde dhe shënoi një epokë të re për atletët që shohin përtej fushës dhe arenës së sporteve.

Përveç arritjeve të saj në pistë, Felix përdori platformën e saj për të krijuar mundësi për nënat atletike. Ajo bashkëpunoi me Pampers për të hapur çerdhen e parë në Fshatin Olimpik, një hapësirë ku nënat olimpike mund të lidhen dhe të ushqehen me foshnjat e tyre gjatë periudhës së garave. Ky iniciativë i dha mundësinë nënave të ndihmohen dhe mbështeten në një mjedis ku shpesherisht kërkohet balancimi i jetës profesionale dhe asaj personale. Në këtë mënyrë, Felix ka kontribuar në një transformim të rëndësishëm në mënyrën si shihen atletet nënë në sport.

Përgatiti: Albert Vataj

SHKARKO APP