Altin Lala: Kam besim se do shkojmë në Euro 2024

Ish-lojtari i Shqipërisë, Altin Lala ka dhënë një intervistë për Supersport para takimit kualifikues të Euro 2024 ndaj Polonisë në “Air Albania”.

“Skuadra nëse luan si pjesën e parë ndaj çekisë ku ishte kompakte dhe në sinkron, atëherë mund të fitojë dyluftimet dhe t’i rrezikojë. Është ndeshja më e rëndësishme dhe të dyja skuadrat do të jenë të rrezikshme. Trajneri ka punuar mirë dhe ka disiplinë në fushë, lojtarët i përgjigjen. Polonia është skuadër e madhe me cilësi, por duhet të jemi më të guximshëm dhe me përqëndrimin e duhur mund të bëjmë mirë”.

Çfarë do të bëje ndryshe nga Sylvinho?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka shumë gjëra që do të ndryshoja, edhe unë do ta aktivizoja Uzunin nga minuta e parë, besoj do t’i bëjë punë skuadrës sonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush është “Lala” i skuadrës aktuale?

“Ramadani më përngjan më shumë. Kjo kombëtare si grup mund të jetë më e mira, janë 22 lojtarë që kanë shumë cilësi, Broja dhe Asllani bëjnë diferencën. Trajneri ka mundësi të bëjë shumë zgjedhje. Do të shkojmë në Europian”, tha Lala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?