Alvarez “kriset” me Atleticon, Arsenali dhe Chelsea gati të përfundojnë

Aventura e Julian Alvarez në Madrid mund të përfundojë më herët sesa pritej. Sipas TeamTalk, sulmuesi argjentinas nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale dhe po shqyrton opsionet për të ardhmen, pavarësisht se transferimi i tij është ende relativisht i freskët.

Destinacioni i preferuar i ish-lojtarit të Manchester City mbetet Barcelona, por vështirësitë e njohura financiare të klubit katalanas po e bëjnë këtë pistë të komplikuar. Për këtë arsye, ndërmjetësit e lojtarit kanë nisur të eksplorojnë alternativa të tjera në treg.

Në skenë rikthehet Premier League. Burime pranë çështjes bëjnë me dije se janë zhvilluar kontakte paraprake me Arsenal dhe Chelsea, dy klube londineze që po monitorojnë situatën e sulmuesit. Vetë Álvarez ka vendosur një kusht të qartë: ai do të pranonte një rikthim në Angli vetëm nëse transferimi do të ishte drejt Londrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, çdo lëvizje mbetet e ndërlikuar. Atletico Madrid është i mbrojtur nga një kontratë e fortë që lidh lojtarin deri në vitin 2030, çka e bën operacionin financiarisht të kushtueshëm dhe kompleks për çdo klub të interesuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata e Julian Álvarez pritet të zhvillohet në javët në vijim, ndërsa merkatoja mund të sjellë surpriza të mëdha për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?