Amrabat pas debutimit: Për United jam gati që të luaj edhe si portier

Sofyan Amrabat u transferua këtë merkato nga Fiorentina te Manchester United me anë të formulës së huazimi. Mbrëmjen e djeshme, mesfushori zbriti për herë të parë në “Old Trafford” me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Marokeni ishte një ndër më të dalluarit për United në triumfin 3-0 përballë Crystal Palace në EFL Cup ndërsa pas sfidës, theksoi se kishte punuar të gjithë jetën për të shijuar atmosferën e një stadiumi si “Old Trafford”.

“Mendoj se ishte mbrëmja perfekte, luajtëm shumë mirë dhe mbi të gjitha fituam me shifrat 3-0. Isha në fushë për rreth një orë, kam ëndërruar për një mbrëmje të tillë prej fëmijërisë sime. Kam punuar shumë fort gjatë gjithë karrierës, të luash në Old Trafford është e mrekullueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte e martë dhe stadiumi ishte sërish plot, ndjesi fantastike. Ia bëra të qartë edhe Ten Hag se jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion në fushë, edhe portier nëse është nevoja”, u shpreh Amrabat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?