ANALIZA/ Cinik dhe fitues, njihuni me numrat e frikshëm të Interit të Contes
Një hap prapa sa i përket lojës nga ndeshja e fundit? Ndoshta, por rëndësi ka fitorja, ajo bën diferencën në fund. Ata që kuptojnë nga futbolli e quajnë si “klinike”. Për Conten rëndësi ka që të marrë 3 pikët, të cilat bëhet të rëndësishme pas fitores së Milanit në transfertën ndaj Hellas Veronës. Loja nuk është si e ditëve më të mira, por para ishte një ekip si Atalanta e Gasperinit.
STATISTIKAT DHE KALENDARI
Janë 62 pikë që ka marrë Interi deri më tani, Milani mbetet -6 pikë larg, teksa në 4 javët e ardhshme do të ketë ndeshje jo shumë të vështirë. Të dielën do të sfidojë Torinon, më pas do të presë në shtëpi Sassuolo, më pas do të jenë transferuat ndaj Bolognës dhe Cagliarit para se të sfidojë Napolin në San Paolo. Me 4 fitore të mundshme, skuadra e Contes mund të ngjitet në kuotën e 74 pikëve, ndërkohë që skuadra e Piolit do të ketë një kalendar më të vështirë ndaj Manchester United, Napolit, sërish ndaj Djajve të Kuq, Fiorentinës në transfertë, Sampdorian në Milani dhe më pas Parmën në Tardini. Titulli në vitet e fundit është fituar nga skuadra që ka pasur mbrojtjen më solide, teksa zikaltërit në fakt kanë një prapavijë shumë të mirë, me Handanovic që bën liderin me pritje fantastike.
INSTIKTI VRASËS
Për herë të dytë në epokën me 3 pikë, Interi arrin të marrë 62 pikë pas 26 ndeshjesh. Më mirë ka bërë vetëm skuadra e Mancinit në sezonin 2006-07, duke qenë në kuotën e 70 pikëve. Më 5 prill 2009 në Udine mjaftonte një gol i Islës për t’u rikthyer në Milano me buzëqeshje, vetëm pas një goditje në portë. Nga atëherë, Interi nuk kishte fituar asnjëherë me sforcim minimal, ashtu si në duelin ndaj Atalantës pas golit të Skriniar. Për herë të parë ndërkohë nga marsi i vitit 2011 (kur arrinte 13) Inter arrin 10 fitoreve radhazi në shtëpi, duke qenë ekipi me më shumë pikë (18 pikë). Interi dhe Lepzig janë ekipet e vetme që kanë tri mbrojtës me të paktën 3 gola: Skriniar dhe D’Ambrosio (3 gola) dhe Hakimi (6). Numra në dukje të thjeshta, por që në fushë bëjnë diferencën. /Rozalb Lika-Koha Jone/