Analiza e Capellos: Milani s’ka nevojë për revolucion, por duhen …

Në një editorial të publikuar në La Gazzetta dello Sport, ish-trajneri legjendar Fabio Capello ka analizuar hapat që Milani duhet të ndërmarrë gjatë merkatos së verës. Sipas tij, nuk ka nevojë për revolucion, por disa disa investime të niveleve të larta.

“Milani nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha. Mjaftojnë dy ose tre lojtarë me cilësi të vërtetë, që të bëjnë diferencën. Diferenca mes Milanit të sezonit dhe atij që pamë në pjesën e dytë ndaj Interit është shumë e madhe: në atë ndeshje skuadra tregoi se mund të jetë e fortë, me një cilësi që deri tani nuk e kishte treguar”, shkroi Capello.

Capello këshillon që baza e skuadrës të ruhet: “Duhet nisur nga lojtarët që janë. Unë bëj ndryshime vetëm kur gjej dikë dukshëm më të mirë. Maignan është kthyer në formë dhe më pëlqen. Është shumë e vështirë të gjesh një portier më të mirë pa shpenzuar shumë. Pa dyshim do ta mbaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Theon çështja nuk është teknike. Gjithçka varet nga çfarë ka në kokë. Krahu i majtë Milanit ishte pika më e fortë, këtë vit është kthyer në simbol të mungesës së përkushtimit. Por nëse Theo ka dëshirë, një lojtar me atë shpejtësi dhe cilësi është i rrallë. Vetëm klubi dhe ata që janë në dhomat e zhveshjes mund ta dinë çfarë ka brenda ai”, deklaroi ish-strategu italian. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Analiza e Capellos: Milani s’ka nevojë për revolucion, por duhen …

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?