ANALIZA/ Gjermania “qan” mungesën e një qendërsulmuesi si Bierhoff apo Klose!

Më 30 qershor, Gjermania do të festojë 25 vjetorin e Evropianit të fundit të fituar. Në Wembley, në finalen kundër Republikës Çeke, Oliver Bierhoff shënoi dy gola, njëri prej tyre “golden gol”, një sulmues klasik, i shkollës së vjetër, me një fizik të admirueshëm, i gjatë dhe i vendosur. Në ndeshjen e humbur të martën në mbrëmje kundër Francës, e para në Europian, u vërejt edhe një herë mungesa e një 9-te të vërtetë, në një futboll që po bëhet gjithnjë e më popullor sulmues fallso. Kombëtarja gjermane zhvilloi një lojë me driblime dhe krosime interesante nga krahët nga Gosens dhe Kimmich, por në zemër të zonës Varane dhe Kimpembe ishin dominues.

Sulmues të përshtatur – Sulmuesi qendror ishte Serge Gnabry, i cili te Bayern as nuk e ka në ëndrrat e tij marrjen e detyrës së Robert Lewandowskit. Në ndeshjen e së martës, shkëmbeu pozicionet me Thomas Muller dhe Kai Havertz, as ata nuk janë sulmues qendre. Timo Werner dhe Kevin Volland, u aktivizuan në fraksionin e dytë, por loja nuk pati asnjë ndryshim. Që nga largimi i Kloses, prototipi më i fundit i një tradite të ndërtuar nga Gerd Müller dhe Rudi Voeller, kërkimi për një zëvendësues nuk ka dhënë rezultate të mëdha. Në Bundesligë golashënuesi më i mirë është Lewandowski, nga Polonia; më pas vijnë André Silva, portugez; Erling Haaland, norvegjez, apo dhe emra të tjerë si Andrej Kramaric dhe Wout Weghorst.

Qendrat e stërvitjes për të rinjtë, i trajnojnë talentet me aftësi të mira taktike dhe për t’u përshtatur në sulm në disa pozicione, por deri më tani nuk kanë gjetur një bomber me karakteristika moderne. Miroslav Klose në Kupën në Rusi ju bashkua stafit të kombëtares pikërisht për të përsosur fazën sulmuese. Të martën në mbrëmje ai ishte në tribunë me Hansi Flick, trajnerin e kombëtares pas kampionatit Evropian, i cili gjithashtu do të trashëgojë këtë problem. Oliver Bierhoff, 25 vite më vonë, luan në ndeshjet stërvitore me “panterat”, por nuk është i disponueshëm në ndeshjet e vërteta. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP