ANALIZA/ Humbja me Interin dhe kalendari i ferrit, si Juvja “u rrit” për dy javë

Katër ditë dhe një trofe, humbja ndaj Interit dhemb ende. Për mënyrën se si erdhi, dhe për peshën që do të ketë në këtë sezon. Por duke zgjeruar shikimin përtej një ndeshje, tregon një realitet që ia vlen të hetohet për sezonin e Juventusit. Pa sfidat e Championsit, kalendari e ka vendosur skuadrën e Pirlos përballë ekipeve më të mira në Itali në një periudhë prej dy javësh: Milan, Sassuolo, Inter dhe Napoli. 4 nga 5-6 kundërshtarët më të mirë në renditje, që përfshin tri konkurrent në betejën për titullin.

Pjesa e parë e këtij mini-turneu ndaj 4 ekipeve më të mira në Itali, përfundoi me një bilanc shumë pozitiv: 3 fitore dhe një humbje. Duke marrë në konsideratë mesataren pre 2.25 pikësh për ndeshje, i bie që bardhezinjtë ta mbyllin sezonin me 85 pikë, më shumë se 83 në kampionatin e fundit. Një tjetër ecuri, duke e krahasuar me rivalët e fillim sezonit, kundër Romës, Lazios dhe Atalantës, ku nuk shkoi më shumë se 3 barazime.

Mosha dhe pjekuria – Barazimet kundër ekipeve të vogla në letër  (Crotone, Verona, Benevento), kanë bërë që Juventusi ta shohë veten pas dy rivalëve Milan dhe Inter. Në fushë kemi parë një skuadër në rritje, përballjet ndaj ekipeve të nivelit më të lart e ka përmirësua. Dy javët e fundit, ku Juventusi nuk është bërë i madh, por me siguri që është rritur, duke përfshirë dhe rënien në “San Siro”.

Pasi u arrit niveli i maturimit, provimi përfundimtar u arrit që të kalohej mbrëmjen e së mërkurës ndaj Napolit. Kampionati mund të fitohet edhe duke mundur ekipet më të mira. Futbollistët e rinj që ka hedhur në fushë Pirlo si dhe mungesat e shumta për shkak dëmtimi apo nga pandemia, janë menaxhuar mjaft mirë. Drejtuesit u mblodhën duke e konfirmuar trajnerin pas humbjes ndaj Interit, për të treguar se projekti i rritjes vijon. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

 

SHKARKO APP