ANALIZA/ Interi “makineri golash” në 2020-ën, gjysma e tyre në 30 minutat e fundit!
Vendi i parë në renditje për Krishtlindje u sfumua vetëm në minutat e fundit të ndeshjes Milan-Lazio. Një përgjigje shumë pozitive nga skuadra e Contes që është akuzuar se ka vetëm muskuj dhe mbrojtje. Me 108 gola në të gjitha kompeticionet (51 ndeshje, me një mesatare 2.11) zikaltërit janë të parët në Itali, duke barazuar rekordin e vitit 1961 dhe 2007. Duke shkuar më tej në detaje, deri më tani 79 gola janë realizuar në Europa League, 7 në Champions League dhe Kupën e Italisë.
Duke analizuar golat, dalin edhe disa indikacion shumë interesant. Fuqia e Interit del nga periudha kur vijnë, teksa pothuajse gjysma e golave janë shënuar në 30 minutat e fundit. 14 janë shënuar në 15 minutat e para, 13 nga minuta e 16 deri në të 30-të. Nuk është rastësi që në katër ndeshjet e fundit ndaj Cagliarit, Napolit, Spezias dhe Veronës kanë gjetur golin në gjysmën e dytë të ndeshjes. Një ekuilibër perfekt edhe në mënyrën se si kanë ardhur golat. 3 janë autogola, 25 janë shënuar me kokë, 40 me këmbën e djathtë dhe 40 të tjera më të majtën.
Futbollisti më i rëndësishëm për momentin është Romelu Lukaku. Belgu ka shënuar plotë 35 gola në vitin 2020, në të gjitha kompeticionet. Ai mbështet nga Lautaro Martinez, një sulmues me aftësi të shkëlqyera në fazën e realizimit të golave, që e demonstroi edhe ndaj Veronës.
Në Europë- Nëse në Itali pas Interit renditet Atalanta me 103 gola në 44 ndeshje, ndërkohë që më pas vijnë Juventus me 97 në 47 dhe më pas Roma me 93 në 46 sfida. Në Europë vendin e parë e zë Bayerni, që mori tripletë në sezonin e fundit. Lewandowski dhe yjet e tjerë të Bayernit kanë shënuar 149 gola në 48 ndeshje në vitin 2020. Në vendin e dytë qëndron PSG e të shkarkuarit Tuchel me 122 gola në 46 ndeshje. Më pas vjen Manchester United me 115 gola, por me avantazhin se ka luajtur më shumë ndeshje se Interi, 54 të tilla. /Rozalb Lika-Koha Jone/