ANALIZA/ Juventus di të ringrihet, pas humbjeve Ronaldo shënon … dopietë

Kujdes reagimin e Juventusit. Humbja ndaj Interit ishte e treta në 24 ndeshje sezonale, teksa kanë fituar deri më tani 15 sfida. Në precedentët e mëparshëm, dy herë janë pasuar nga goleada. 3 ditë pas humbjes kundër Barcelonës, bardhezinjtë shkuan në shtëpinë e Spezia-s dhe fituan 4-1. 10 ditë pas humbjes 0-3, kundër Fiorentinës, ekipi torinez do të fitonte me lehtësi 4-1 kundër Udineses.

Nuk ka dy …? – Humbja në “San Siro” ka lënë pasoja, dhe me siguri që Napoli nuk mund të krahasohet me ekipe si Spezia apo Udinese. Por fakti është që deri më tani skuadra e Andrea Pirlos, gjithmonë ka reaguar kur ka marrë ndonjë goditje. Të njëjtën gjë shpresojnë drejtuesit e ekipit torinez që të ndodhë edhe në finalen e Superkupës.

Image

Vazhdimësi – Ka pasur një firmë të qartë në të dyja fitoret e reagimit. Në triumfin 4-1, kishte diçka të ngjashme: dopieta e Cristiano Ronaldos. Kundër Spezia-s ai hyri në fushë nga pankina, pas rikthimit nga infektimi me Covid, u aktivizua 10 minuta pas startit të pjesës së dytë, teksa rezultati ishte 1-1. 3 minuta pasi shkeli në tapetin e blertë gjeti rrugën e rrjetës, ndërkohë 20 minuta më vonë firmosi dopietën nga pika e bardhë. E njëjta gjë ndodhi në ndeshjen e parë për vitin 2021, kur do të shënonte dy gola në suksesin me rezultat të njëjtë ndaj Udineses.

Ndeshje e vetme – Napoli paralajmëroi bardhezinjtë në fundjavë, duke marrë një fitore në shifra të frikshme 6-0 kundër Fiorentinës. Cristiano ka luajtur tri ndeshje teke që vlejnë trofe. Dy të fundit kanë qenë për Superkupë. Vitin e kaluar ishte ndaj Lazios dhe më pas në finalen e Kupës kundër Napolit. Në asnjërën prej tyre nuk arriti që të shënonte. Në herën e vetme që do të shënonte, ishte në finalen e Superkupës së vitit 2019, kur Juventusi mori trofeun. Nuk është banalitet që të mund të evidentosh numrat, rruga drejt suksesit te bardhezinjtë duket se kalon nga Ronaldo.

Analiza e Gazzetta dello Sport 

/Rozalb Lika – Koha Jone/

Image

 

 

 

SHKARKO APP