ANALIZA/ Luis Suarez, dhurata e Barcelonës që po i jep titullin Atleticos

3 nga 4 fitoret e fundit të Atletico Madrid, mbajnë firmën e Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian përmbysi Eibarin të enjten në mbrëmje, duke shënuar golin e barazimit në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë fitoi një penallti që e ktheu po vetë në gol. Diego Simeone ka pasur nevojë për finalizimet e tij, pasi deri më tani ka shënuar 11 gola në La Liga, duke qenë golashënuesi më i mirë së bashku me Messin.

Atletico falë golave të Suarez e sheh veten në vendin e parë me 7 pikë më shumë se Real Madrid dhe 10 më shumë se Barcelona, por dhe me avantazhin se ka dhe një ndeshje për të rikuperuar. Katalanasit në fakt e dhuruan te Los Colchoneros falas në verë, pasi e quajtën si të panevojshëm në ekipin e tyre.

Diego Simeone kishte nevojë për një sulmues goli, teksa vendosi që të hiqte dorë nga Morata, për të afruar më pas Suarezin, duke i paguar vetëm kontratën. Barcelona duket se tashmë po vuan gabimin e madh që ka bërë në merkato. Ish-presidenti i katalanasve Bartomeu e cilësonte Suarezin jashtë planeve për sezonin e ri, duke u përpjekur që të bindte edhe tifozët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një lëvizje të zgjuar Atletico arriti që të siguronte një qendërsulmues goli, ndërkohë që Blaugranat vijojnë të vuajnë mungesën e një të tilli duke përshtatur Messin në shumë ndeshje. “Mua më duket çmenduri ajo që bën me Suarezin. Ai u largua falas dhe ata paguan vetëm vitet e kontratës, duke ja dhënë një rivali direkt për titullin”, u shpreh sulmuesi argjentinas në një intervistë të dhënë në verë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë tifozë me siguri që po mendojnë të njëjtën gjë si Messi duke parë situatën aktuale. Koeman dhe drejtuesit e Barcelonës janë penduar së tepërmi që lanë të lirë një sulmues të tillë, që në fakt po arrin që të udhëheq Atleticon drejt titullit kampion. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?