ANALIZA/ Ronaldo sfidon të mërkurën Milanin, por Pioli s’gabon në sfidat direkte

Milan-Juventus nuk është një ndeshje si të tjera, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një duel vendimtar, por edhe për një duel historik mes dy nga klubeve më të mira në Itali. Vjen Juve dhe ndryshon një botë, sepse rruga mund të jetë edhe e gjatë, por marrja në shtëpi e një ndeshje tjetër të drejtpërdrejtë do të nënkuptonte dhënien e një sinjali të saktë dhe të rëndësishëm për kundërshtarët. Duke filluar në përplasjet e drejtpërdrejta me ekipet e para Milani ka arritur të marrë 3 pikë me Interin, Napolin, Sassuolon dhe Lazion, ndërkohë që ka barazuar me Romën.

Sa për të kuptuar që sa më e komplikuar të jetë pengesa për tu kapërcyer, aq më e madhe është shtytja për ta bërë. Pikët e humbura vijnë nga mesi i tabelës e poshtë (me përjashtim të Romës). Me pak fjalë, vjen Juventus tashmë dhe përqendrimi duhet të jepetë maksimal, por kuqezinjtë duhet të futen në fushë pa frikë.

Ronaldo dhe skuadra e tij ishin pika e thyerjes së Milanit të dikurshëm dhe atij të sotëm. Nuk bëhet fjalë për sfidën e fituar 4-2 sezonin e kaluar në fazën e dytë, por barazimin në Kupën e Italisë. Pioli në atë kohë u shpreh se disfata në derbi dhe dy ato dy barazime i dhanë më shumë vetëdije klubit për mënyrën se si duhet të futeshin në fushë. Nuk është rastësi që Milani nuk ka humbur një ndeshje direkte që nga ato ndeshje. Për të luajtur kundër më të mirëve duhet ditur si mund të mposhten. Ky Milani e di shumë mirë.

Natyrisht, mbrëmja e së mërkurës do të jetë shumë e vështirë. Ibrahimovic, duke përjashtuar mrekullitë, nuk do të jetë ende në dispozicion. Për Bennacer, do të bëhet e pamundura, por askush nuk dëshiron të rrezikojë një rikthim para shërimit. E njëjta gjë vlen për Saelemaekers dhe për Tonalin, i cili u  ndëshkua të dielën me karton të kuq. Zgjedhjet e Piolit me pak fjalë do të jenë të reduktuara. Në mesfushë në krahë të Kessie do të jetë sërish Krunic, ndërkohë që Theo Hernandez do të zërë vendin e tij në krahun e majtë. Në sulm do t’i besohet sërish Leaos dhe Rebic, pjesa tjetër nuk ndryshon me Donnarumma, Calabria, Kjaer dhe Romagnoli në prapavijë dhe Calhanoglu, Brahim Dioaz, Castillejo e Hauge në mesfushë.

Rikthimi i Kjaer ka bërë që Milani sërish të mos pësojë gol. Nuk kishte ndodhur për prej kohe të gjatë dhe është hapi i parë mbi të cilin mund të ndërtohen fitoret. Seria e pathyeshmërisë në kampionat ka arritur 27 ndeshje (vetëm këtë sezon 11 fitore dhe 4 barazime), ndërkohë që prej 17 ndeshjesh shënon të paktën dy gola.

Askush, në Ligat kryesore evropiane, nuk ka 4 lojtarë me të paktën 4 gola (Ibra, Theo, Kessie dhe Leao), një shenjë që Zlatan mbetet një Supermen, por që skuadra është e aftë funksionojë edhe në mungesë të tij. Asnjëherë më parë, në epokën me tre pikë, kuqezinjtë nuk kanë mbledhur kaq shumë pikë, madje as në vitet e titullit. Me pak fjalë, Milani që pret Juven është një ekip i gatshëm dhe i patrembur. Tejkalimi i kësaj pengese do të ishte një tjetër goditje e rëndë për ndjekësit. Për të gjithë duke filluar që nga Interi. /Analiza e Sportmediaset/

 

SHKARKO APP