Ancelotti: Derbi emotiv ndaj Atletico Madridit, Benzema është gati

Real Madrid pret Atletico Madrid do të sfidohen nesër nëmbrëmje. Skuadra e Carlo Ancelottit kryeson La Liga-n me 39 pikë, dhjetë më shumë se kampionët në fuqi, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak. Trajneri Acelotti para ndeshje ka folur dhe për rikthimin e Benzemas.

“Në lojë janë tre pikë, pastaj është edhe aspekti emotiv kur luan një ndeshje derbi kundër një rivali të drejtpërdrejtë dhe një ekipi të madh. Është e qartë që një gjë e tillë do të shtojë presionin te dy skuadrat, pasi tifozët e përjetojnë këtë ndeshje në një mënyrë të veçantë.

Benzema është stërvitur mirë dhe ka ndjesi pozitive për nesër. Karim do të jetë i gatshëm për derbin me Atleticon. Të gjithë lojtarët janë stërvitur mirë, përveç Ceballos, i cili do të jetë i gatshëm javën e ardhshme. Stafi mjekësor dhe teknik po bën një punë të shkëlqyer, e tregon fakti që kemi në dispozicion të gjithë kontingjentin në këtë fazë të sezonit, diçka shumë e rëndësishme për ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Simeone? Ai e ka kthyer Atleticon në një nga klubet më të mirë të Europës, ka fituar tituj dhe vijon të bëjë një punë fantastike”, deklaroi Ancelotti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?