Ancelotti elozhe për Xavin para El Clasicos: E ka përmirësuar shumë Barcelonën!
Barcelona dhe Real Madrid do të poërballen nesër në El Clasico. Trajneri Carlo Anceloti në prag të duelit nuk i ka kursyer elozhet për kolegun e tij, Xavi Hernanez.
“Identiteti i Barcelonës nuk ndryshon kurrë, pasi klubi ka një stil të qartë. Xavi përshtatet mirë me atë stil dhe skuadra është përmirësuar shumë nën drejtimin e tij. Ata janë një ekip i kompletuar dhe po luajnë mirë. Mendimi im është se ai po bën një punë të mirë.
Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me një stil, sipas mendimit tim. Dua që skuadrat e mia të kenë identitete të ndryshme. Gjithmonë jam përpjekur të përdor stile ku lojtarët e mi ndihen rehat. Stili i Real Madridit duhet të bazohet në karakteristikat e lojtarëve”, deklaroi strategu italian.
KOHA JONË SONDAZH

