Ancelotti: Inter ekip i kompletuar, por mendoj më shumë për Atleticon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Real Sociedad, ka dhënë një koment edhe për duelin e Championsit ndaj Interit.

“Inter është një skuadër e kompletuar, po bëjnë mjaft mirë këtë sezon.  Ne tani mendojmë më shumë për Atleticon (ndeshja luhet më 12 dhjetor). Duhet të mendoj për formacionin më të mirë për të mundur Real Sociedad, pa bërë llogari.

Bale është rikthyer me grupin dhe do të jetë i grumbulluar. Thuajse i gjithë grupi është në një gjendje të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hazard? Nuk ka bërë gjithçka që prisja prej tij. Fëmijët duhet të ndjekin ëndrrat e tyre. Unë për shembull kisha ëndërr që të luaja në Seria A dhe e realizova”, deklaroi Ancelotti. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?