Ancelotti: Kam mesfushorët dhe sulmuesin më të mirë në botë, Haaland dhe Mbappe …

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk i kursen fjalët e mira për yjet e skuadrës së tij, duke filluar nga mesfusha me Kroos-Modric-Casemiro dhe deri te sulmi me Benzema.

“A ka Reali mesfushën më të mirë në botë? Po, e mendoj. Këta të tre formojnë mesfushën më të mirë në botë në këtë moment. Kur janë bashkë, askush nuk mund të krahasohet me ata.

Benzema, sulmuesi më i mirë në botë? Besoj se po, sepse tani i ka shtuar futbollit të tij aftësi të mëdha dhe vazhdimësi. Është i aftë po aq sa Cristiano Ronaldo ose Haaland. Benzema është një lojtar që bën diferencën. Sapo e kemi parë përsëri në ndeshjen kundër Bilbao-s, me dy gola në pak minuta. Po kalon një moment spektakolar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haaland dhe Mbappe në stadiumin e ri? Sigurisht, por e ardhmja e kësaj skuadre është shkruar tashmë. Nuk e di se çfarë do të bëjnë lojtarët … dhe shpresojmë që trajneri të jetë i njëjti si sot”, theksoi strategu italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?