Ancelotti me dhimbje koke, dëmtohet një tjetër mbrojtës
Carlo Ancelotti merr të tjera lajme të këqija në prag të rikthimit për rinisjen e sezonit. Mbrojtësi Eder Militao është dëmtuar në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar2022” me Brazilin.
Në transfertën e Kolumbisë, mbrojtësi brazilian la fushën e lojës në minutën e 72-të, me idenë e një dëmtimi të lehtë, por ekzaminimet mjekësore tregojnë se, Militao vuan nga një dëmtim i muskujve në këmbën e djathtë.
Një dëmtim që mund ta mbajë lojtarin jashtë fushave për rreth një muaj, duke humbur disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe “El Classico-n” ndaj Barcelonës, më 24 tetor.
KOHA JONË SONDAZH

