Ancelotti mendon largimin, Reali piketon 5 emra të mëdhenj që mund ta zëvendësojnë
Carlo Ancelotti po mendon një lamtumirë me Real Madrid pas bashkëpunimit të dytë mes tyre. Ideja që po tërheq më së shumti trajnerin italian, është të drejtojë në të ardhmen një Kombëtare.
Sipas “El Mundo Deportivo”, Ancelotti është duke menduar opsionin e marrjes së drejtimit të Kombëtares së Brazilit. Këta të fundit momentalisht drejtohen nga Ramon Menezes pas largimit të Tite si pasojë e eliminimit nga Kupa e Botës në Katar.
Pyetja është se kush do të ishte zëvendësuesi i Carlo Ancelotti në rast të largimit të tij nga Real Madrid. “Los blancos”, kërkojnë të përsërisin të njëjtën histori si me Zidane, por kësaj radhe duke ulur në pankinë Raul Gonzalez që aktualisht drejton të rinjtë e Real Madrid.
Prej vitesh në “modë” është dhe emri i Pochettino-s, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez. Tekniku argjentinas është i papunë, do pranonte me kënaqësi të drejtonte në Madrid. Një tjetër emër i madh është edhe Thomas Tuchel, gjithashtu i papunë. Nuk mund të mungojnë në listën e dëshirave edhe dy emra të tjerë, Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho. Për të dy do të ishte një rikthim i bujshëm.