Ancelotti: Mund të jetë një natë magjike, Bayerni më mirë se ne në ndeshjen e parë
Pasi fitoi titullin kampion të La Ligas në fundjave, Real Madrid synon të arrijë në finale dhe në Champions League. Prova e fundit do të jetë gjysmëfinalja e kthimit kundër Bayernit në “Santiago Bernabeo”. Ancelotti në konferencën për shtyp nuk ka frikë nga teprimet e euforisë pas fitores në La Liga.
“Duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi shpresë dhe një mundësi të madhe për të arritur sërish në finale. Duke marrë parasysh vështirësitë, të cilat janë të shumta, do të përpiqemi të bëjmë maksimumin.
Si klube janë të ngjashëm. Janë klube që kanë një histori të madhe dhe shumë suksese. Mendoj se e respektojmë njëri-tjetrin, pasi është e drejtë ta bëjmë këtë. Duhet të respektojmë rivalin, sepse ata kanë bërë shumë mirë. Bënë edhe më mirë se ne në ndeshjen e parë.
Ne jemi shumë të emocionuar, sepse mund të jetë një tjetër natë magjike. Nuk ka eufori, por optimizëm brenda nesh. Kemi vetëdije për vështirësitë.
Të shtunën ishim të lumtur që fituam ndeshjen dhe më pas La Liga-n. Na duhej ta kontrollonim gëzimin tonë për t’u përgatitur për këtë lojë. Tani, La Liga është në pritje dhe të enjten do të mendojmë se si të festojmë. Sigurisht që do ta festojmë titullin.
Filozofia juaj? Ideja juaj duhet të përshtatet me karakteristikat e lojtarëve. Unë nuk dua një ekip që ka vetëm një identitet”, deklaroi Ancelotti. /R.Lika-Koha Jonë/