Ancelotti: Na pret finale e madhe me Liverpoolin, ja çfarë u thashë lojtarëve para City-it
Real Madrid siguroi kalimin për në finalen e Champions League, atje ku do të sfidojë Liverpoolin. Strategu Carlo Ancelotti u shfaq mëse i lumtur pas ndeshjes duke theksuar se impakti i stadiumit dhe zëvendësimet bën diferencën.
“Do të jetë një finale e mrekullueshme kundër Liverpool, jemi të lumtur që jemi kualifikuar. Në këtë stadium mjafton një shkëndijë. PSG e di diçka për këtë, edhe Chelsea. Është magjia e këtij stadiumi, ndjenja e përkatësisë së këtyre lojtarëve dhe cilësia e tyre.
Zëvendësimet? Preferova të ndryshoja diçka në mesfushë. Kross, Casemiro dhe Modric bënë një ndeshje të madhe, por energjitë janë thelbësore kur ndeshja është e hapur dhe nuk ka më taktika. U thashë lojtarëve që ata që do e mbyllin ndeshjen janë më të rëndësishëm se ata që e nisin nga fillimi.
Të gjithë zëvendësuesit u paraqitën mirë. Jesus Vallajo ka luajtur 10 minuta këtë sezon, por në pesë minuta ndaj City i fitoi të gjitha duelet ajrore”, deklaroi Ancelotti pas Reali i tij siguroi finalen.
KOHA JONË SONDAZH

