Ancelotti në ankth për mesfushën, Valverde rrezikon duelin me PSG
Carlo Ancelotti është duke u përgatitur për një nga javët më të rëndësishme të sezonit. Nesër Reali do të sfidojë Soceidadin me objektivin për të mbajtur distancën me Sevillan.
Trajneri italian do të duhet të bëjë pa Fede Valverden në mesfushë, teksa mungesat janë të shumta në këtë repart. Uruguaiani gjithsesi nuk rrezikon ndeshjen ndaj PSG në Champions League, pasi Casemiro do të mungojë për shkak kartonësh, ndërkohë që Toni Kroos po vuan nga një dëmtim në gju.
Futbollisti gjerman do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera për të parë shkallën e dëmtimit. Reali do të kërkojë që të përmbysë humbjen 1-0 në ndeshjen e parë ndaj PSG, pasi në të kundërt pozicioni i Ancelotti do të vihet në rrezik. /R.Lika-Koha Jonë/