Ancelotti në historinë e futbollit, trajneri i parë që ka fituar titullin në 5 ligat kryesore
Carlo Ancelotti futet në historinë e futbollit europian, pasi bëhet trajneri i parë që ia del të shpallet kampion në pesë ligat më të mira.
Italiani festoi titullin kampion në LaLiga me Real Madrid ditën e sotme, ndërkohë që për herë të fundit kishte triumfuar në Bundesliga me Bayern Munich (2017).
Ancelotti më parë ka fituar titujt kampion edhe në Serie A me Milan në vitin 2004, në Premier League me Chelsea në 2010 dhe në 2013 në Ligue 1 në krye të PSG.

KOHA JONË SONDAZH

