Ancelotti: Nuk e kuptova pse nuk ishte në listën e “Topit të Artë” Toni Kroos

Mbrëmjen e djeshme u publikua lista e 30 kandidatëve të “France Football” për fitimin e “Topit të Artë”. Mes 30 më të mirëve përveç Messit, spikati lënia jashtë e Toni Kroos, i cili zhvilloi një sezon shumë të mirë me “Los Blancos”, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e Champions League, La Liga-s, Superkupës së Spanjës dhe Superkupës së Europës.

“U befasova pak nga mungesa e Kroos, pasi ai ka zhvilluar një sezon fantastik. Por e kuptoj, do të ishte pak problem nëse do të ishin të gjithë lojtarët e Realit në listë.

Edhe Alaba, Militao e Valverde e meritonin, të gjithë lojtarët e mi e meritojnë të jenë, pasi kanë zhvilluar super sezon. Nuk po flas për fituesin, thjesht duhet të ishin në listë, sidomos Kroos”, tha Ancelotti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?