Ancelotti përzgjidhet trajneri më i mirë i historisë së PSG-së
Carlo Ancelotti është përzgjedhur trajneri më i mirë në historinë e PSG me rastin e 50-vjetorit të klubit. Trajneri me origjinë nga Reggiolo ka drejtuar parizienët nga viti 2011 deri në 2013, duke e udhëhequr drejt titullit kampion.
Ai ka lënë pas dy emra të njohur si Lauren Blanc hde Luis Fernandez. Ancelotti ka shprehur të gjithë gëzimin për këtë vlerësim nga klubi francez me anë të një reagimi në rrjetet sociale.
“Është një ndër që të marrësh këtë premio, jam krenar që kam stërvitur PSG. Gëzuar ditëlindjen!!”, ka shkruar trajneri i PSG. Edhe pse një aventurë e shkurtër, strategu italian me qetësinë e tij ka arritur që të bëjë për vete tifozët parizien. /R.Lika-Koha Jone/