Ancelotti s’e bën dramë disfatën në El Clasico: Herën e fundit kur humbëm 4-0, fituam La Ligan dhe Championsin

Barcelona mori një sukses të thellë thellë me poker golash 0-4 kundër Realit të Madridit, duke hedhur fuqishëm kandidaturën për titullin kampion.

Trajneri CarloAncelotti, pavarësisht humbjes së thellë, beson se e ardhmja do të jetë sërish triumfuese për ta.

“Analiza që bëj për këtë ndeshje është se ishte një ndeshje e ekuilibruar, ne patëm mundësi, duke luajtur një pjesë të parë me intensitet ku mund të shënonim, kur ata shënuan dy gola radhazi, na morën të gjithë energjinë në atë moment, donim të rrezikonim dhe i lamë hapësira e mundësi në kundërsulm. Jo çdo gjë mund të hidhet poshtë.

Nuk e kisha me Flick debatin, ndihmësi i tij nuk u soll si zotëri ndaj meje. Herën e fundit që humbëm 4-0 kundër Barçës, fituam ligën dhe Champions League. Nuk do të jemi shumë larg sezonit të kaluar. Pjesa e parë e skuadrës ishte e mirë dhe nuk gaboj se kam 48 vite ne futboll”, tha Ancelotti.

 

SHKARKO APP