Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Guvernatori Sejko në takimin me FMN-në dhe BB: Shqipëria e ka fituar luftën me inflacionin

Aktualitet E diel, 27 Tetor 2024 16:56
Guvernatori Sejko në takimin me FMN-në dhe BB: Shqipëria e ka fituar luftën me inflacionin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA.

Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione ndërkombëtare financiare, mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore.

Mund t'ju interesojë

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Para 3 orësh
Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Para 3 orësh
Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paq...

Para 6 orësh

Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këto takime me një delegacion të kryesuar nga Guvernatori, Gent Sejko, Zëvendësguvernatorja e Parë, Luljeta Minxhozi, si dhe drejtues të tjerë.

Me këtë rast, Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN,  Federico Giammusso; Drejtorin e ardhshëm Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN, Alfred Kammer; Zëvendësdrejtoren e Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale, JenniferElliott; Shefen e Misionit të FMN-së Anke Weber, Zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, Matteo Bugamelli, Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, Xiaoqing Yu; Drejtorin Global për Financat, Konkurreshmërinë dhe Inovacionin në BB Jean Pesme.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së me zhvillimet ekonomike dhe perspektivat e progresit të mëtejshëm të vendit. Ai u shpreh se, ashtu si vendet e tjera, edhe Shqipëria u prek nga goditjet e pafavorshme ekonomike globale dhe inflacioni i lartë. “Shqipëria e ka fituar luftën me inflacionin që u shfaq prej fillimit të konfliktit në Ukrainë dhe tashmë inflacioni është në nivelet më të ulëta, ndërkohë që tregjet financiare paraqiten të qeta, dhe me kapacitet për mbështetjen dhe përparimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare”, u shpreh Guvernatori Sejko.

Në këtë kuadër, politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë si autoriteti monetar i vendit ka qenë e mbështetur plotësisht në të dhëna, transparente dhe i është komunikuar në mënyrë efektive aktorëve vendas. Aktualisht, inflacioni në vend është i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të BE-së, duke reflektuar një normë më të ulët inflacioni të përgjithshëm, si rezultat i politikës monetare të kujdesshme të Bankës së Shqipërisë, si dhe i presioneve inflacioniste të shkaktuara nga mbiçmimi i kursit të këmbimit.

Lidhur me politikat makroekonomike, Guvernatori theksoi se ato do të jenë të harmonizuara me synim sigurimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme në periudhën afatmesme.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së përgëzuan Shqipërinë për progresin e bërë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe veçanërisht për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë. Përmbushja e kritereve të anëtarësimit çon në zhvillimin gjithëpërfshirës politik, social dhe ekonomik të vendit. Ata gjithashtu u ndalën në vlerësimin e përmirësuar nga Agjencia prestigjioze Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s, e cila e rishikoi me rritje ekonominë shqiptare, duke e konsideruar në Ba3- e qëndrueshme, nga B1-pozitive.

Në vlerësim i veçantë u shpreh nga ana e tyre edhe për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend dhe stabilitetit të çmimeve, të cilat sipas përfaqësuesve të këtyre institucioneve mbeten mandati dhe objektivi kryesor i Bankës.

Interesit të përfaqësuesve të FMN-së dhe BB-së për ekspozimin e sistemit bankar shqiptar, Guvernatori Sejko iu përgjigj se ai paraqitet i qëndrueshëm, me nivel të mirë kapitalizimi dhe likuiditeti. Kreditimi në ekonomi është rritur konsiderueshëm vitet e fundit – me një rritje prej 17% në 2024 krahasuar me vitin e kaluar – duke kontribuuar kështu në zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së inkurajuan monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit. Ata e vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv. Së fundi, ata u ndalën në rëndësinë e harmonizimit dhe koordinimit të politikave, si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, si parakusht për të siguruar një mjedis optimal për një ekonomi të qëndrueshme.

Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së e BB-së theksuan nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe vijimit të ofrimit të asistencës teknike në të ardhmen.

Një tjetër takim i rëndësishëm ishte ai i guvernatorëve të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor me Zëvendësguvernatoren e Bankës së Italisë, Chiara Scotti. Banka e Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me Bankën Botërore dhe Bancad’Italia për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave, për të ofruar pagesa të shpejta që kryhen në kohë reale, me një siguri më të lartë dhe kosto më të ulët për qytetarët. “Është bërë një punë mjaft e mirë në modernizimin e pagesave, dhe digjitalizimin e sistemit bankar. Shqipëria ka aplikuar e para dhe pritet të bëhet anëtare e sistemit të pagesave Tregut Unik të Pagesave në Euro – i njohur si SEPA. Njëkohësisht, Banka e Shqipërisë do të implementojë dhe një sistem pagesash të shpejta (Instant Payment) që është kloni i sistemit TIPS, sistemi evropian i pagesave të shpejta. Për këto po koordinohet dhe diskutohet edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor”, cilësoi Guvernatori.

Sipas tij, modernizimi i sistemit të pagesave, dhe digjitalizimi i sistemit bankar krijojnë kushtet për një zhvillim të mëtejshëm të produkteve bankare dhe ulje të kostove për konsumatorët.

Delegacioni pati rastin të zhvillojë dhe takime të tjera me homologë nga vende të ndryshme, takime në të cilat u diskutua mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim thithjen nga ana e Bankës së Shqipërisë të asistencës teknike për çështje specifike.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e BSH-së morën pjesë në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar e Financiar të FMN-së, në seancën plenare të Mbledhjeve Vjetore të FMN-BB, si dhe në punimet e seminarit të G30.

Guvernatori Sejko ishte gjithashtu i ftuar në një mëngjes pune me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të organizuar nga Drejtori i Departamentit Evropian pranë FMN-së, Alfred Kammer, gjatë të cilit ai prezantoi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri, sektorët kryesorë të zhvillimit, si dhe potencialin që ajo paraqet për investitorët e huaj. ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 3 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 7 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 21 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 10 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 7 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 12 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.