FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti shqetësohet nga humbjet e dëmtimet, por Bayern nuk do të bëjë blerje të tjera

Carlo Ancelotti pranon se është i shqetësuar nga paraqitja parasezonale e Bayernit, pas humbjes 0-3 pësuar nga Liverpool mbrëmë në “Allianz Arena”.

Si për ta bërë edhe më të hidhur humbjen, skuadra bavareze humbi Thiagon, David Alabën dhe James Rodriguez me probleme muskulare, pësuar gjatë lojës.

“Thiago dhe Alaba kanë marrë goditje, por nuk është ndonjë problem i madh”, the Ancelotti. “James ka një problem muskulor dhe do ta shohim pas ekzaminimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri italian tha se fokusi i tij është te ndeshja e parë e kampionatit, kundër Bayer Leverkusen, pas 16 ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pavarësisht humbjeve në miqësore dhe dëmtimeve, Ancelotti tha se nuk do të ketë blerje të tjera.

“Nuk do të bëjmë blerje. Jam vërtet i kënaqur me lojtarët që kam”, deklaroi italiani pas ndeshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?