Ancelotti tregon karantinën e tij: Dal xhiro me biçikletë dhe gatuaj makarona!
Carlo Ancelotti ka treguar për faqen zyrtare të klubit të Evertonit se si po shkon karantina. Në Britaninë e Madhe masat kufizuese janë shumë më të lehta se në Itali apo në shumë vende europiane.
“Marr biçikletën dhe shkoj për shëtitje në plazh, sigurisht duke respektuar distancimin shoqëror. Këtu jemi me fat, sepse në Itali nuk është e mundur. Si e kaloj kohën në shtëpi? Gjatë ditës që dua të gatuaj, është një nga pasionet e mia. Në mbrëmje shikoj seriale televizive.
Nuk është një kohë e mirë në botë, në Angli, në Itali dhe në Europë, për shkak të kësaj pandemie, por nga ana tjetër, fakti që ne kemi mundësinë të ecim dhe të ngasim një biçikletën është i rëndësishëm për ne. Jam në kontakte me shumë njerëz në Itali, ata janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
Pjata ime më e mirë? Makaronat. Mund të gatuaj makarona bolonjeze, me kërpudha apo karbonara. Mendoj se jam i mirë në gatim”, deklaroi.