Ancelotti: Unë fajtori i parë për humbjen me PSG, dhamë imazh të keq!

Real Madrid zhvilloi një ndeshje të dobët përballë PSG-së në mesjavë. Skuadra madrilene pësoi një disfatë minimale 1-0 pas një goli të Kylian Mbappe në kohën shtesë. Carlo Ancelotti e pranoi autorësinë e fajit në prag të ndeshjes ndaj Alaves.

“Ndonjëherë ndeshja humbet për detaje të vogla, por unë mendoj se luajtëm keq kundër PSG-së, patëm një mbrëmje të keq. Gjithsesi nuk shqetësohem shumë, pasi e di se çfarë kualiteti kanë lojtarët e mi.

Jam i pari që kritikoj veten dhe marr përsipër përgjegjësitë e mia. Bisedova edhe me presidentin Perez, të gjithë në klub janë të lënduar, por ashtu ndihemi edhe ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dhamë një imazh të mirë në atë ndeshje. Rezultati është problemi më i vogël, ai mund të ndryshojë, ndërsa imazhi jo”, deklaroi strategu italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?