Ancelotti zbarkon në Angli, ja cila do të jetë skuadra e tij e re

Pas shkarkimit nga skuadra e Napolit, Carlo Ancelotti shumë shpejt mund të gjejë një punë të re. Sipas “Sky Sport” në Angli, trajneri emilian ka arritur në Liverpool gjatë pasdites për të gjetur akordin me skuadrën e Evertonit.

Strategu italian do të zërë vendin e Duncan Ferguson, i cili mori përkohësisht rolin e trajnerit pas shkarkimit të Marco Silva-s në fillim të dhjetorit.

Ish-trajneri i Napolit në të kaluarën ka fituar Premier League me Chelsea-n, është zgjedhja e parë e drejtuesve të Evertonit. Po bie ndërkohë kandidatura e Mikel Arteta, i cili siç ju informuam pak minuta më parë, është drejt kalimit te Arsenali. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP