Ancelotti zbulon prapaskenën: Benzema rrezikoi të mos luante, kishte harruar akreditimin
Karim Benzema shënoi tripletë golash mbrëmjen e djeshme kundër Chelsea-t, duke i dhënë një avantazh të madh për një kualifikim të mundshëm. Gjithsesi sulmuesi francez rrezikoi që të mos luante për shkak të një episodi thuajse qesharak.
“Kur zbritëm nga autobusi, Benzema nuk kishte akreditimin. Unë i thashë se nuk mund të luante sepse nuk kishte akreditimin, më pas e gjetëm falë masazhatorit. Karim është një futbollist i madh, nuk ka shumë për të thënë për të”, deklaroi Ancelotti.
Sulmuesi francez po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, pasi ka shënuar 37 gola në 36 ndeshje, teksa 11 prej tyre në Champions League. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

