Ancelotti beson ende te Neymar: Lojtar i rëndësishëm për ne
Ylli brazilian Neymar ka vendosur të qëndrojë te Santos, duke firmosur rinovimin e kontratës me klubin ku u rrit si futbollist. Objektivi i qartë i sulmuesit është të rikthehet në formën më të mirë fizike për të përfaqësuar Brazilin në Kampionatin Botëror “FIFA 2026”.
Pavarësisht një sezoni të vështirë ku u aktivizua vetëm në 12 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe dhuruar 3 asistime, Neymar mbetet në qendër të projektit të ekipit kombëtar. Trajneri i ri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e konfirmoi rëndësinë e tij për “Seleçaon”.
“Neymar duhet të përgatitet mirë, ka kohë për ta bërë këtë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në kuadër të Botërorit,” u shpreh Ancelotti.
Në moshën 33-vjeçare, Neymar është ende golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, duke lënë pas legjendën Pele, i cili realizoi 77.
KOHA JONË SONDAZH

