FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Andi Lila: Kam refuzuar një ofertë nga PAOKU

Andi Lila konfirmoi para disa ditësh rinovimin e kontratës me skuadrën greke të Pas Janinës.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare zbuloi dhe disa prapaskena nga merkato, ku u shpreh se ka pasur një ofertë nga ekipi i PAOK-ut por nuk preferoi që të largohej nga Janina.

“PAOK? Po, kam pasur ofertë interesante. Mirëpo, ishte familja ime që më bëri ta refuzoj, pasi nuk preferuam që të shpërngulemi në Selanik. Rikthimi? Këtu jam si në shtëpinë time. Kam kaluar shumë me PAS Janinën dhe kam marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit dhe me trajnerin. Është ndërtuar një skuadër cilësore dhe do të kërkojmë që të arrijmë objektiva madhorë”, u shpreh Lila në një intervistë të dhënë për mediat Helene.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjitashtu, ai u pyet edhe për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Panuçi ka qenë një futbollist me shumë eksperiencë. Kombëtarja? Kemi lojtarë cilësorë dhe shpresoj të shkojmë sërish në Europian”, ka deklaruar Lila.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?