Andre Schurrle kalon me Wolsburg, tek Çelsi e zëvendëson Cuadrado
Wolsburg, ekipi që mban vendin e dytë në Bundesligë, para ndeshjes së sotme me Bayern, i gëzohet një tjetër lajmi. Talenti i kombëtares gjermane, kampione bote, Andre Schurrle, nuk gjeti hapësirat e kërkuara në ekipin e Chelseat dhe tashmw rikthimi i tij në Bundesligë është çështje detajesh. Ish sulmuesi i Bayer Leverkusen do të bashkohet me Wolfsburgun, pasi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit. Nga ky operacion, ekipi londinez nuk humbet asnjë qindarkë, pasi “ujqërit” kanë ofruar 21 milionë paund, 3 më shumë se sa shifra që pagoi Abramovich për ta shkëputur nga “Aspirinat” në vitin 2013. Gjithsesi, shuma që do të derdhet nga Wolfsburgu do të përdoret menjëherë nga Jose Mourinho, i cili është treguar i gatshëm për t’i paguar Fiorentinës klauzolën e sulmuesit Cuadrado. Gjatë këtij sezoni në Premier League, Schurrle është aktivizuar pak nga “Special One”, pasi ai numëron vetëm 5 ndeshje si titullar ku takimi i fundit ishte ai i datës 17 janar, në fitoren 5-0 ndaj Swansea. Me afrimin e tij te Wolfsburg, sulmuesi kroat Ivica Oliç pritet të largohet te Hamburgu, pasi dy klubet kanë arritur një marrëveshje paraprake.
KOHA JONË SONDAZH

