Andre Silva kalon tek Monaco

Andre Silva, po përgatit për të lënë përfundimisht skuadrën e Milanit. Futbollisti 23-vjeçar sot është larguar nga Bostoni, atje ku është grumbulluar skuadra kuqezi, për t’u rikthyer në Europë, pasi portugezi do të firmosë me Monaco-n. Maldini ka gjetur gjuhën e përbashkët me francezët për 30 mln euro, ndërkohë që nuk bëhet të ditura detajet e kontratës që do të firmosë lojtari. Arsye se përse po nxitohet për shitjen e Silvës është se Maldini po tenton të mbyllë marrëveshjen me Atletico Madrid për shërbimet e Angel Correa-s. Deri më tani ‘djalli’ ka ofruar 40 mln euro, ndërsa klubi spanjoll kërkon 50 mln euro. Gjithsesi shumë shpejt pritet të dalë tym i bardhë për këtë marrëveshje, pasi hendeku mund të mbyllet me bonuse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?