Andrea Pirlo nis karrierën e trajnerit, merr drejtimin e Juventusit
Andrea Pirlo ka nisur zyrtarisht karrierën si trajner. Ish-mesfushori i njohur do të rikthehet sërish te Juventusi, kësaj here si trajner i grupmoshës U-23 në Serie C.
Oferta e Juventusit ekzistonte prej disa muajsh, por Pirlo kishte kërkuar të mendohej mirë.
Gazetari italian, Gianluca Di Marzio shkruan se Pirlo tashmë e ka pranuar këtë ofertë dhe se ai do ta ketë përkrah vetes si ndihmës-trajner ish-bashkëlojtarin e tij, Roberto Baronio.
Juventusi U-23 do të garojë në Serie C nga edicioni i ardhshëm. Rolin e trajnerit te kjo skuadër deri më tani e ka mbajtur Fabio Pecchia, i cili është larguar duke i lejuar postin Pirlos.
Nën urdhërat e Pirlos do jetë edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, i cili aktizohet me këtë ekip.