Anëtarja e Komitetit Drejtues të FSHF lëshon thirrjen: Ejani sot në Elbasan Arena, luajnë gocat shqiptare kundër Rumanisë

“Mëngjeset e mia tanimë lidhen veç me sportin. Sot vajzat U-19 të Kombëtares sonë luajnë në 14.30 në Elbasan Arena kundër gocave të Rumanisë në European Championship. Ndeshjen e parë kundër Letonisë e fituam 3 me 1. Eja dhe ti në stadium. T’i japim mbështetje, kombëtares shqiptare të vajzave. Bashkë jemi më të fortë”- shkruan Anila Basha, e cila është zgjedhur anëtare e Komitetit Drejtues të FSHF.

Ajo bën thirrje të mbushim stadiumin në Elbasan se do të luajnë gocat shqiptare kundër Rumanisë.

Në foto: Anila Basha sot nga Liqeni duke vrapuar (foto e postuar nga Basha)

SHKARKO APP