Angli-Iran në histori, ndeshja më e gjatë në Kupën e Botës

Sfida Angli-Iran do të mbahet mend në historinë e futbollit dhe si ndeshje më e gjatë në një botëror. Kjo për shkak të ndërprerjeve të shumta të lojës gjatë 45 minutave në të dyja pjesët e takimit, që detyroi arbitrin e katërt të japë një kohë shtesë shumë të gjatë.

Në pjesën e parë, për shkak të dëmtimit të portierit iranian, u dhanë plotë 14 minuta lojë, ndërsa në pjesën e dytë 10, por dhënia e penalltisë në fund dhe ndërhyrja e VAR e detyroi arbitrin të shtojë dhe 2 minuta.

Në total ndeshja Angli-Iran zgjati përtej 115 minuta. Po kështu, një tjetër moment për t’u shënuar në këtë ndeshje është se Irani bëri plot 6 zëvendësime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rregullorja e re e aplikuar për herë të parë në Botërorin e Katarit e lejon një ekip të bëjë një ndërrim shtesë kur një prej lojtarëve pëson një dëmtim të rëndë në kokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?